Kryetari i PD Sali Berisha u rikthye për herë të dytë në podiumin e protestës për të mbajtur fjalën e tij me mesazhe kundrejt liderëve të BE që janë të pranishëm këtë të martë në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Berisha foli para protestuesve të mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pasi ishte qetësuar nga incidenti që ndodhi në nisje të tubimit.
Një 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu, e goditi me grusht liderin e opozitës teksa ai marshonte bashkë me protestuesit pasi doli nga selia blu.
Në këtë foto shihet Berisha me këmishën e bardhë me njollë gjaku.