Gazeta Shqip ju sjell me foto viktimën dhe autoren e ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet, por që u mbajt e fshehur nga familja Pushani. 

Kjo është Amanda Pushani, 37-vjeçarja e cila u qëllua disa herë me thikë nga motra e saj. 

Ndërsa vajza në foton e mëposhtme, është autorja, Marsela Pushani, 40-vjeçe. Kjo e fundit u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë. 

Ajo që ka njoftuar ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë. Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndera gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshte stomakut.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për motive banale, ku motrat kanë pasur një përleshje mes tyre pasi viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë bëhej agresive.