I ftuar në “Zona Zero”, gazetari Adriatik Doçi ka dolur në lidhje me asamblenë e PS që pritet të mbahet në 4 shtator.
Ai tha për Top News, se nga kjo Asamble pritet të ketë disa ndryshime, ku dy ose tre priten të jenë në nivel qeverie, ndërsa ndryshimet e tjera mund të jenë në nivel drejtorish.
“Mendoj se në focus për t’u ndryshuar do të jenë ministria e Financave dhe e Mbrojtjes. Mbase do të kemi ndryshime në rang drejtorish, sepse përveç ministrive, ato që kanë më shumë imapkt të drejtëpërdrejtë janë degët e Ministrive, drejtoritë e ndryshme që kanë impakt që mund të freskohen dhe ndryshohen. Pra skenarët janë që mund të ketë 2-3 ndryshime në nivel qeverie, të tjerat mund të jenë në nivel drejtorish”, tha gazetari Adriatik Doçi për “Zona Zero”.