Vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve lokale, dhe politika tashmë është zhvendosur në terren për të qenë “gju më gju” me popullin.

Fushata e këtyre zgjedhjeve ka shënuar edhe momente komike, por edhe përplasje “batutash” mes kundërshtarëve politikë të cilat janë bërë edhe virale.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me qeleshe në kokë duke kërcyer ditën e djeshme.

“Qeleshja mir për shok shum”, shkruan Rama.