Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta sot, pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren.
Pas debateve, seanca u ndërpre, ndërkohë që Berisha hyri Live në facebook, për të vijuar fjalën e tij. Deputeti Edmon Spaho foli me tone të ashpra, teksa tha se nuk po lejohen të flasin për integrimin evropian, që sipas tij ka stopuar që prej vitit 2013.
“Fusin bishtin ndër shalë dhe ikin, nuk na lejojnë të flasin për integrimin evropian që nga viti 2013 ka stopuar. Si mund të integrohemi kur dëshirojmë të bëjmë amnisti fiskale penal, kur bëhemi bashkëpunëtor të krimit të organizuar ndërkombëtar. Të ngrihen kundër projektit të Durrësit për të larë paratë e krimit. Ngrenë zërin dhe mos harbohen me përfaqësuesit e Shqipërisë.”- tha Spaho.