Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës ka miratuar kanidaturën e Albert Halilajt për bashkinë e Kukësit.

Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!’- tha Halilaj.

Kujtojmë se Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, pas vakancës së krijuar për shkak të shkarkimit kryebashkiakut socialist Safet Gjici prej video skandalit erotik të publikuar në media.

Arif Rexhmati është emri i propozuar nga PD-ja zyrtare për kandidat të Bashkisë së Kukësit, në zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në 24 shtator.

Sakaq, grupimi demokrat kryesuar nga Berisha, ka njoftuar me anë të një komunikimi zyrtar vendime të marra nga kryesia për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës.

Kryesia ka vendosur  se zgjedhjet në lidhje me primaret që do të mbahen më 27 gusht. Gjatë mbledhjes janë zgjedhur dhe 6 kandidatët që do të garojnë për primare, dhe pozicioni i tyre politik.