Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka qenë i ftuar ditëne  sotme në ‘Breaking’ teksa ka folur për atnetatin e ndodhur në Fushë-Krujë.

Ai është shprehur se ngjarja është tepër e rëndë ndërkohë që cilëson se atentatorët janë ose banorë të zonës, ose të ardhur dher të orientuar nga një banor që e njeh mirë zonën dhe banesën e shënjestrës Gentjan Bejtja.

“Ata jane po të zonës aty, nuk janë shumë larg, mbase edhe të ardhur por të organizuar nga një banor i zonës.”- tha Karamuço.

Kujtojmë se në atentatin e ndodhur mesnatën e djeshme ka mbetur i vdekur një person, 29 vjeç dhe të plagosur 2 fëmijët e shënjestrës së atentatit.