Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur pasditen e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News për ngjarjen e ndodhur në protestën e opozitës, ku një i ri goditi me grusht kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Sipas Karamuços, sulmi ndaj Berishës po hetohet nga sektori i Antiterrorit.

“Duhet të hetohet se kush qëndron pas ngjarjes. Agresori dukej i ndërgjegjshëm. Ai mund të ketë pasur çrregullime mendore, por do jetë kuruar.

Ekziston dhe mundësia që Gert Shehu të jetë përdorur nga një vend jomiqësor i Shqipërisë, tha eksperti.