Sadik Lala, doktori i cili rezulton se ka trajtuar Gert Shehun, personin që dhunoi ditën e sotme ish-kryeministrin Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me lajmet për shëndetin mendor të Shehut.
Lala shprehet se e ka trajtuar për probleme mendore Shehun që prej vitit 2018, dhe se raporti i bërë publik ditën e sotme është lëshuar nga ai.
“E kam parasysh kush është, është dokument autentik i firmosur nga ne. Mesa di unë është pacient me histori më të thellë, ka qenë te unë që në 2018-tën. Unë e kam lëshuar atë dokument dhe është autentik pa diskutim.”- tha doktori për Report Tv.