Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar ditën e sotme në lidhje me akuzat se Gert Shehu, i cili dhunoi ditën e sotme ish-kryeministrin Sali Berisha është pjesë e radhëve të policisë.
Në deklaratën e tij, Rrumbullaku ka hedhur poshtë akuzat e Berishës, i cili e cilësoi autorin “agjent të policisë kriminale”. Ish-kryeministri u shpreh se Gert Shehu është vërtet kontingjent në rrethet e trafikantëve, por zyra e kryeministrit nxitoi “të shpërndante me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të. Sipas tij, kjo dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.
‘Në lidhje me incidentin ndaj deputetit Sali Berisha, policia reagoi menjëherë për të ndaluar agresorin. Po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sulmit. Në lidhje me deklaratën ku pohohet se ai është agjent policie sqarojmë se Gert Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë strukturat të policisë së shtetit. Nuk është përdorur asnjëherë si infiltruar. Dokumenti për shëndetin mendor është dhënë për mediat nga vetë familjarët e tij.. Policia përgënjeshtron deklaratat që nuk ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës. Policia është e angazhuar për zbardhjen e të gjithë rrethanave të ngjarjes.”-, deklaroi Rrumbullaku.