Vrasja tek Kodra e Diellit është dokumentuar me masën e sigurisë arrest me burg për autorin, i cili është shpallur në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit.

Vrasja ka ndodhur për gjakmarrje, natën e 30 tetorit ku pak minuta para mesnate Briken (Skerdilajd) Sanaj është qëlluar nga një makinë tip “Benz” në lëvizje.

Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur në trotuar./ Top Channel