Ka reaguar ditën e sotme zëvendëskryeministrja Belinda Balluku për incidentin e ndodhur në protestën e opozitës.
Nëpërmjet një prononcimi për mediat Balluku shprehet se nuk ka informacion se çfarë është duke ndodhur në protestë, teksa i ka uruar Berishës të jetë mirë me shëndet.
‘Lideri i opozitës është gjakosur, Nuk kam informacion, kam qënë në marrëveshje. Aktet e dhunës nuk janë të mira, shpresoj që Berisha të jetë mirë me shëndet.’- tha Balluku për gjendjen e Berishës.