Gjendet në Gozhdarazhdë të Kolonjë një trup i pajetë. Dyshohet se bëhet fjalë për 49-vjeçaren Mimoza

Kristo që kishte humbur kontaktet me familjen.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota, pasi nuk dihet nga se i është shkaktuar vdekja.

49-vjeçarja ka humbur kontakt që më 20 prill, ndërsa familjaret kanë deklaruar se ka probleme të shëndetit mendor.