Kryeministri Edi Ramas ka zhvilluar një konferencë të përbashkët ditën e sotme me homologun e tij në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, pas vizitë së tij në kuadër të turit ballkanik.

Megjithatë, falë dhe këmbënguljes së gazetarëve me pyetje, Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe thumbat për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili dje nuk paranoi ta takonte.

Rama tha se Kurti shprehet ndryshe në takimet e tyre dhe vepron ndryshe kur nuk janë bashkë, duke shtuar se ai është shkëputur nga bota ku Rama qëndron, së bashku me aleatët.

“Me Glaukun kam kaluar mirë sa nuk mund të ankohem për lëndim. Unë nga takimi dola pozitiv. Se përse ai tha gjëra të tjera jashtë dhe të tjera brenda duhet të pyesni Glaukun. Unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit të takohem me kryeministrin e Kosovës. Ai është në një tjetër botë në këtë moment nuk është në botën time dhe e respektoj. Unë thjesht mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe, janë të gjithë partnerët dhe Albini është shkëputur. Por respekt, secili duhet respektuar në hallin ku është. Sa i përket takimit të Tiranës unë kam për detyrë ta ftoj dhe jo ta sjell. E përfytyroni ta marr unë me zor Albinin në Tiranë se çfarë bëhet. Takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës në Tiranë nuk ka, por nuk e përjashtoj që mund të mos vij.”- tha Rama.