Policia greke ka vënë në pranga një nga dy vëllezërit shqiptarë që kishin sulmuar me thikë një tjetër shqiptar në Mastichar të Kos.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, pasi viktima ndodhet në spitalin e Kosit me plagë të shumta me thikë, por jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai ende nuk është në gjendje të dëshmojë për të shpjeguar se çfarë i parapriu sulmit që mori nga dy vëllezërit.

Falë reagimit të menjëhershëm të të gjitha shërbimeve të Policisë, njëri nga dy autorët u gjet, u arrestua dhe u referua në Prokurorinë e Rrethit me çështjen e ngritur ndaj tij për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët. Për bashkëpunim në këto krime akuzohet edhe vëllai i tij në kërkim.