Policia ka vënë në pranga autorin tjetër për plagosjen e Eder Dorzit në zonën e ish-bllokut, ngjarje kjo e ndodhur më 21 Janar. Policia njofton se kanë vënë në pranga një 27-vjeçar. Sipas forcave blu, ky person ishte shpallur në kërkim pasi në datën 21 janar 2023, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, në bashkëpunim me shtetasin Maren Hoxha (i arrestuar disa ditë pas ngjarjes), ka goditur me mjet prerës 40-vjeçarin.

Vihet në pranga autori tjetër i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 21 janar, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ku u godit me mjet prerës një 40-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune intensive hetimore, kapën dhe ndaluan shtetasin Eridon Hasa, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 21 janar 2023, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (i arrestuar disa ditë pas ngjarjes), ka goditur me mjet prerës shtetasin E. D., 40 vjeç.