Rozeta dhe Havier Dobi do qëndrojë në burg, deri në përfundim të hetimeve për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për ta.
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, grabiste familjet ku ishte punësuar.
Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.