Detaje të reja janë zbardhurditën e sotme nga grabitja spektakolare që ka kryer një pastruese dhe djali i saj në shtëpinë ku punonte zonja.
Bëhet me dije nga bu7rime për mediat se së fundimi është zbardhet identiteti i pronares së banesës ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua pastruesja dhe djali i kësaj të fundit.
Njoftohet se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor.
Tashmë pas hekurave ndodhen Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Kujtojmë se në banesën e këtyre të dyve u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro.
Mësohet se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.