Teksa vlon debati për zgjerimin e shtetit grek në veri të detit Jon, ka folur edhe historiania Elena Kocaqi.
Sipas saj kjo është tejet problematike për zonën ekskluzive ekonomike të vendit tonë.
Ajo thotë se synimet e Athinës zyrtare mbeten të pandryshuara për të dalë në Karaburun. Kocaqi thotë se klasa politike shqiptare duhet të jetë me një zë dhe ti japë rëndësinë e duhur.
“Në lidhje me zgjerimin e Greqi në Jon drejt veriut këtu pastaj është problemi sepse kemi dhe ne zonën ekskluzive ekonomike në Jon e cila në këtë rast nga pretendimet greke vihet në rrezik për arsye sepse edhe në marrëveshjet e mëparshme Greqia ka ngulur këmbë të marrë një zonë shumë të madhe në veri të ishullit të Otonit që e nxjerr Greqinë afërsisht afër Karaburunit dhe për këtë arsye këtu duhet të ketë kujdes sepse është një pasuri ekonomike që u përket shqiptarëve,” shprehet ajo në Ora News.
Kocaqi kujton se Shqipëria ka humbur shumë ndër shekuj dhe të paktën atë çfarë i ka mbetur nga ndarja e fundit në 1912 duhet të ruajë.
“Greqia ka një zonë shumë të madhe detare për shkak të pozitës gjeografike ndërsa Shqipëria ka shumë pak dhe duhet ta mbrojë atë pak pasuri që i ka mbetur 1912,” tha Kocaqi.