Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë për çështjen “McGonigal”, arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, sonte në “Top Story” në Top Channel.
Në fillim të emisionit moderatorja Grida Duma e ngacmoi kreun e qeverisë për heshtjen e tij disa ditore të cilën e justifikoi me faktin se ishte me grip.
Duma: Uroj të jeni mirë nga gripi, se kemi dëgjuar që ka rënë një flamë..Pse keni heshtur për këtë çështje kaq të madhe? Keni frikë? Nuk jeni paraqitur në interpelancë?
Rama: Nuk kam heshtur, kam thënë atë që mund të them, përderisa nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë, cështja ka marrë bujë, po jo për shkak të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për shkak të hetimit kryesor që lidhet me një implikim të ish-agjentit të FBI-së me një oligark rus shumë të njohur.