Detaje të reja janë zbardhur nga  krimi i dyfishtë që tronditi dje vendin, ku 80-vjeçari Xhevat Sinani vrau gruan dhe vëllain e tij.

Teksa është zbardhur dëshmia e të moshuarit, mësohet se ai ka pranuar krimin, pasi fillimisht deklaroi se nuk mbante mend asgjë nga çfarë kishte ndodhur.

Në dëshminë e tij të dytë Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë. Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.

I moshuari rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor, dhe nuk ëhstë plotësish i vetëdijshëm për veprimet e tij.