Policia vijon ende me superaksionin “Fijet” teksa ende çmonton kamerat e vendosur  nga grupet kriminale nëpër qytetet e vendit.

Bëhet me dije se ditën e sotme, sërish në qytetin e Shkodrës janë sekuestruar 20 të tilla, të instaluara në 3 nga lagjet më të frekuentuara.

Konkretisht kamerat janë sekuestruar në lagjet “Dobraç”, “10 Korriku” dhe “Daniel Matlia”. Këto kamera janë vendosur nga grupet kriminale në qytet, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Kujtojmë se brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” ka çmontuar 79 kamera.