Një sherr për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Zogut të Zi në kryqeytet. Shkak për nisjen e konfliktit është bërë një gërvishje makine.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin me inicialet A.M., si dhe ka proceduar penalisht tre persona të tjerë.

Të katërt këta shtetas, u konfliktuan duke goditur njëri-tjetrin me grushte pas debatit verbal.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan pronurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. H., 23 vjeç, E. Sh., 60 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të Zogut të Zi, për motive të dobëta (gërvishje mjeti) janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.”