Një vide është duke qarkulluar së fundmi në rrjet, teksa shihen dy persona duke mbledhur para në një qendër tregtare.
Mediat britanik shprehen se “janë shqiptarë ose bullgarë” për dy të rinjtë që janë filmuar duke mbledhur paratë nga një shatërvan në një qendër tregtare në Britani.
Pamjet e trupshme kanë bërë xhirron e rrjeteve sociale, ku dallohen disa të rinj që kanë hyrë brenda shatërvanit në mes të ditës, në një qendër tregtare të mbushur me njerëz, duke mbledhur paratë e hedhura për fëmijët e sëmurë.
Përveç videove të filmuara nga qytetarët e habitur, policia në Nottinghamshire ka sekuestruar edhe kamerat e qendrës tregtare, dhe deklaron se është vënë në ndjekie të autorëve të dyshuar.
Video është përdorur gjerësisht në rrjetet sociale në Britani për të përhapur urrejtje ndaj emigrantëve, me pretendimin se autorët janë emigrantë të huaj ilegalë, shqiptarë apo bullgarë.
“Emigrantët vjedhin monedha nga shatërvani Victoria Center në qendrën tregtare në Nottingham. Është traditë angleze të hedhësh monedha në burime të tilla për fat, por këta emigrantë kishin ide të tjera.. çfarë mund të presësh tjetër prej tyre”, shkruan një komentues i revoltuar britanik.