Gert Shehu, është i riu 31-vjeçar që goditi me grusht Sali Berishën sot në protestën e opozitës. 

Teksa Berisha e Ilir Meta marshonin me një grumbull njerëzish mbrapa në Bulevard, Shehu u shfaq papritur duke i shpëtuar vigjilencës së truprojave të kreut të PD-së dhe duke goditur ish-kryeministrin në fytyrë.

Më pas njerëzit e Berishës iu sulën njëherësh duke e goditur 31-vjeçarin, që përfundoi i gjakosur. 

Për incidentin kanë dërguar informacione dhe hakerat iranianë të “Homeland Justice”. 

Në grupin e Telegram, ata shprehen se “emri i Gert Shehut rezulton i skeduar në databasat e policisë”.