Arian Gosa ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Kavajë. Mësohet se një person me pistoletë e ka qëlluar në kokë, teksa viktima po pinte kafe me babain e tij në një lokal.
Por Gosa nuk është emër i panjohur për policisë. Kjo pasi rreth dy muaj më parë, më 29 mars, atij i vranë vëllanë në qendër të Kavajës, Armand Gosa. Edmondi u vra pasi u konfliktua me Altin Rexhën, sherr që i la të dy të vdekur.