Sokoli Halili, është autori i vrasjes së ish-gruas 35-vjeçare Hamide Magashi e cila ishte në ditët e fundit të shtatzënisë.

Halili ndodhet ende në arrati, teksa ish-çifti ishin ndarë rreth 5 muaj më parë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të mërkurës dhe e ndjera shtatzënë u qëllua nga ish-bashkëshorti me armë zjarri.

Pas ngjarjes motra e Hamides ka deklaruar se e ndjera kishte tentuar të kërcentë nga kati i dytë i shtëpisë së ish-burrit për shkak të dhunës dhe maltretimeve.

“Ajo u detyrua të hidhej nga kati i dytë për të vrarë veten. E kanë dhunuar të gjithë familjarët e tij, e kishin izoluar, as në oborr nuk dilte. I kanë thënë derisa të lindë fëmija nuk do t’i takosh motrat në Llugaxhi. Edhe kur shkonte në tualet, vjehrra e ndiqte nga pas për të parë nëse kishte telefonin me vete, se mos fliste me ndonjë”, u shpreh ajo.