Dritan Beqiri, hoxha i cili është është bërë shumë viral në rrjetet sociale për heqjen e magjive ka folur sot në “Shqipëria Live”.
Një ndër magjitë dhe specialitetet e tij janë magjitë me vezë. Sipas hoxhës ato janë të rrezikshme dhe duhen trajtuar me shumë kujdes.
Arjon Muça: E njeh feja magjinë?
Sigurisht që e njeh, edhe vetë profeti e këshillon të ruhemi.
Arjon Muça: A shkruhet edhe se si të ruheni?
“Patjetër që po. Një person i cili është i prekur ka disa simptoma, sipas llojeve të magjive. Magjitë është bashkëpunim i njeriut me xhindet
Më e përhapura është magjia me vezë.
E para dhimbje pas koke të përhershme, theksohet në perëndim të diellit.
Të tjera shenja janë: dhimbje në gjoks, shtrëmgim të zemrës, gazra, dhimbje mes shpatullave, dhimbje në stomak.
Mjekësia nuk e përcakton dot se çfarë ka personi, ndërsa unë në bazë të shenjave që ka, shoh magjinë që i është bërë. Magjia funksionin edhe tek ata që besonë edhe ata që nuk besojnë te magjia”, tregoi Dritan Beqiri.
Hoxha pohon se xhindet ekzistojnë.