Pas publikimit të videos së rëndë ku trajneri i skuadrës së volejbollit të Skënderbeut qëllonte me shuplakë një nga lojtaret, ka reaguar kjo e fundit.

Në një lidhje të drejtpërdretjë në emisionin “Zona Zero”, vajza e identifikuar si Rovena deklaroi se ajo vetë nuk e konsideron dhunë. Ajo shtoi se është prekur nga lajmet e portaleve, të cilat i konsideroi të ekzagjeruara. Ajo shtoi se familja e saj nuk është kundër trajnerit dhe i beson.

“E gjitha kjo na u duk e padrejtë. Reagimet e portlave janë të tepruara. Lajmet janë të ekzagjeruara. Një njeri që nuk është në botën e sportit nuk e kupton. Unë nuk mendoj se kjo mund të quhet dhunë. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër. Ajo ishte një ndeshje finale, dhe emocionet e lojës mund të çojnë në situata që keqinterpretohen nga të tjerët. Pse nuk kanë hedhur edhe pjesën tjetër të videos ku unë kam përqafuar trajnerin dhe kam festuar pikët me të. Unë në atë moment isha e bllokuar dhe kisha nevojë për mbështetje. Ishte një gjendje emocionale. Ne konsiderohemi si çuna në këtë sport.

Unë nuk e quaj dhunë, dhe me lajmet që po hapni po prekni familjen time. Ata nuk janë prekur sepse unë e vazhdoj volejbollin që 6 vjeç. Ata kanë besim tek unë, trajnerin e kam si baba. Familja ime do kishte reaguar në këto momente dhe nuk do më linte të luaja”- tha ajo.