Orjana Gremi, nëna 32-vjeçare e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Shkallës së parë Shkodër.
Gjyqtari Orgent Nazaj dha ndaj saj masën “arrest me burg” dhe vepra penale per te cilen akuzohet e reja eshte “vrasje ne rrethana te tjera te cilesuara”. Policia e kishte referuar akuzen “vrasje me dashje”, por prokuroria ka kerkuar veper tjeter penale, ate te “vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuara”.
E reja rrezikon nga 25 vite burg deri ne burgim te perjetshem.
Ajo nuk ka bere asnje deklarate ne sallen e gjyqit kete te hene, por eshte shfaqur ne gjendje shume te renduar psikologjike.
Avokati është thirrur kryesisht nga gjykata pasi e reja nuk ka pasur një avokat të saj për ta mbrojtur në këtë çështje të rëndë.