Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsiopnit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua ditën e sotme seanca parprake në lidhje me dosjen Gërdeci dhe akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.
Familjarët e viktimave të tragjedisë nuk janë pranuar si palë në gjykimin e Mediut, i cili është zyrtarisht në akuzë për ‘Shpërdorim detyre’ për tragjedinë e Gërdecit.
Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj të vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit ka folur pas vendimit të GJKKO dhe mos-pranimi ne familjessi palë në gjykim. Durda thotë se do të vijojë betejën e saj për drejtësi, ndërsa e konsideroi këtë si turp.
“Duhet të shkarkohet SPAK i gjithë. Zamira do vijojë betejën, është turp”, tha Zamira Durda.