Mjekësia shqiptare ka pësuar një tjetër humbje të rëndë në radhët e saj. Ditën e sotme është ndarë nga jeta një emër i njohur i bluzave të bardha, Doktor Jorgo Kosta.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Doktor Jorgos e ka dhënë Erjon Dasho, i cili përmes një njoftimi në Facebook, ka shprehur dhe ngushëllimet për këtë humbje të madhe.

Postimi i Dashos:

Kur largohen njerëz dhe profesionistë si Dr. Jorgo Kosta, humbasin vlera të pazëvendësueshme të mjekësisë shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë, doktor, dhe qofsh përherë i kujtuar!