Skerdi Tase është një tjetër “ushtar” i Nuredin Dumanit që ka kërkuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur ngjarjet ku ka qenë pjesëmarrës.

Një dëshmi për dy tentativa të dëshuara vrasjesh në Fier. Bëhet fjalë për sulmet ndaj biznesmenit Aredin Beharit në vitin 2017 dhe 2019.

Tase ka rrëfyer para prokurorve se ai ka qënë pjesmarrës në rolin e ekzekutorit bashkë më të penduarin tjetër Henrik Hoxhaj.

Si porositës i krimeve pak ditë më parë u arrestua Albert Pashaj, i cili akuzohet se pagoi 80 mijë eurosh për të elemniuar hasmin e tij.

Por zyrtarisht, SPAK nuk e ka konfirmuar ende një marrëveshje të tillë me Skerdi Tasen për ti dhënë atij statusin e plotë të bashkëpunëtorit, ccka mund ti japë atij përfitime në përballjen me akuzat e drejtësisë.

Emri i Skerdi Tases del tek antentati me parë zjarri ndaj administratorit të shkollës Willson Lulzim Masha për të cilën rezultoi se sulmi ishte i paguar.

Po ashtu Tase përmendet edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit në vrasjen e Ramazanit. Ai ka treguar se Tase ka marrë pjese në vrasjen e Ramazanit të ndodhur më 20 korrik të vitit 2020.