Gilmando Dani, i njohur si mik i Emiljano Shullazit dhe pjesë e grupit të tij kriminal, është transferuar në  burgun e sigurisë së zakonshme në Rrogozhinë pasi ka dale nga regjimi i posaçëm ‘41 biss’.

Aktualisht nga grupi Shullazi në regjimin ‘41 biss’ është Emiljano Shullazi dhe Endrit Qyqja. Dani është dënuar për gjobvënie me 12 vite burg. Atij nuk i është përsëritur  izolimi,  por po vuan normalisht dënimin në burg te sigurisë së zakonshme, pasi e  mbaroi një vit izolim në ‘41 biss’  në verën e vitit të kaluar.

Dani është pjesë e bandës ‘Shullazi” dhe  është dënuar me 12 vite burgim në 2018.

Një vit më parë policia vendosi të zgjasë me një vit tjetër qëndrimin në “41-biss” për Arbjon Alikon, Endrit Qyqjan, Emiljano Shullazin dhe Genci Ballën dhe e shfuqizoi këtë vendim për  Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela.