Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke ditën e sotme, pasi ishte i dënuar me 5 vite burg.

Mësohet se shqiptari është arrestuar në Kakavijë, nga ana greke, ndërsa ai ishte dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Njoftimi i policisë:

Kapet në anën greke të Kakavijës një shqiptar i kërkuar. Sipas burimeve nga policia helene, shqiptari u ndalua nga pala greke, konkretisht nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit.

Shqiptari rezulton i dënuar nga Gjykata e Selanikut me 5 vjet burg dhe 3000 euro gjobë për trafik droge.