Reperi grek i njohur me emrin ‘Rack’ i cili ishte shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar nëj studente shqiptare në Greqi bashkë me dy miqtë e tij, është dorëzuar në policia.
Pak pas publikimit të lajmit me denoncimin e 19-vjeçares për rastin e rëndë, ‘Rack’ është arratisur me të dashurën e tij. Ata sot janë dorëzuar në polici ku do të merren në pyjete lidhur me denoncimin. Sakaq dje u vu në pranga një 30-vjeçar shqiptar në portin e Heraklionit teksa po përgatitej të hipte në skafin e nisur për në Pire.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur në Rethymno të Kretës. E reja ka denoncuar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rethymnon se është përdhunuar nga disa persona. Ajo ka treguar se ka qenë duke u argëtuar në një klub të njohur në këtë zonë, ku këndonte reperi. Më pas një bashkëpunetor i tij e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në hotel në orët e para të së hënës.
Aty, 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë kontrollin. Pak më vonë, reperi 24-vjeçar ka mbërritur në dhomë së bashku me një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili sipas denoncueses e ka përdhunuar në grup. Kur pak më vonë e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e reja njoftoi disa nga miqtë e saj dhe ata shkuan në Polici.