Teksa ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet një debat i ashpër mbi projektin e Portit të Durrësit, tensione ka pasur edhe mes vetë pjesëtarëve të maxhorancës.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të tensionuar me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla, pasi ajo i dha fjalën kryedemokratit Sali Berisha.

Edhe në pamje duhet momenti i “përplasjes” mes tyre, ndërkohë që seanca pritet të jetë maratonë, pasi pritet të diskutohet një sërë çështjesh me rëndësi.