Rasti i fundit, i zbulimit të një qendre masazhi ku shfrytëzohej prostitucion ka ngjallur debat në studion e “Shqipëria LIVE”, në lidhje me pyetjen se a duhet të hapen shtëpitë publike.
Sociologu Gëzim Tusha ka deklaruar se hapja e këtyre shtëpive të kontrolluara si për funksionimin por edhe e higjenës do të parandalonte këto aktivitete ilegale.
Megjithatë, pastori Paulin Vilajeti është shprehur kundër kësaj gjëje, duke e deklaruar prostitucionin si mëkat dhe si anti-moralitet.
Nëse ne do kemi shtëpi publike të kontrolluara, të disiplinuara, të e kemi sot shtëpi ilegale që përdoren si shtëpi publike. E kemi gabim nëse nuk i pranojmë. Ne kemi nevojë për moral të vërtetë. Sa më shumë t’i mohojmë, aq më shumë do hapen. Nëse ka njerëz që vlerëson moralitetin e martesës, të shoqërisë, ka njerëz që do shtëpitë publike.”- deklaroi ai.
“Kjo ëhstë mëkat. Është kundër vlerave morale të shoqërisë”- deklaroi pastori.
“Kush jeni ju që përcaktoni moralin e femrës. Kanë marrë fund idetë e vjetra. Sot bota është më me mirë. Unë nuk jam kundër sistemit të vlerave. Vlerat e një shoqërie ecin me zhvillimin e shoqërisë.”- tha sociologu Tusha.