Kryeminstri Edi rama ka reaguar për dhunimin e kreut të PD, Sali Berisha, duke dënuar dhunën dhe kërkuar hetim për ngjarjen.
Nëpërmjet një reagimi nga zyra e shtypit, thuhet se dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, shkruhet në reagimin e përcjellë nga zyra për shtyp e Kryeminstrisë.