Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar mbrëmjne e sotme duke sulmuar Ilir Alimehmetin me anë të një postimi në rrjetin e saj social. 

Kjo deklaratë e Kokalarit vjen pas dorëheqjes nga gara të mjekut të njohur duke lënë kandidat për zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçin.

“Boll e klasifikuat si ‘me mënd’ lëvizjen e Alihmemetit.

Alihmemeti u votua pikërisht sepse demokratët nuk duan Kellicin dhe politikanin medioker të formuar në 30 vitet e fundit.

Alihmemeti la në baltë të gjithë ata demokratë dhe shqiptar që më në fund kishin shpresë tek diçka ndryshe.

Me pak fjalë, Alihmemeti bëri pazar me Kellicin.

Eshte kaq e thjeshtë!!” shkruan Evi Kokalari.