77-vjeçari Shyqyri Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50-vjeçar pritet të njihet sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.

Ai është shfaqur para gjykatës i penduar për krimin, ndërsa e mabnte gjatë gjithë kohës kokën poshtë.

Kujtojmë se krimi i ndodhur dy ditë më parë në Maliq, u raportua fillimisht si aksidental, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor është zbuluar se Shefki Bylykbashi ka vrarë djalin e tij Hamdi Bylykbashi me çekiç, pas një konflikti që patën pasi i biri ishte i dehur.