Prokuroria e Fierit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj.
Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit, ndërsa Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.
Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.