Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në tentativë ndaj banesës së Erion Alibejt në Elbasan, ditën e djeshme.
Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndërsa dje janë arrestuar tre persona. Në pranga kanë rënë Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe Arsen Preci.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Elbasan u parandalua një ngjarje kriminale. Uniformat blu bllokuan një automjet brenda të cilit u gjetën armatime dhe lëndë djegëse. Automjeti po përdorej nga dy persona, të cilët mendohet se ishin vrasës me pagesë.
Vendi ku u gjet automjeti, i cili po survejohej prej policisë ishte pranë pallatit ku jeton Erion Alibej, i cili po gjykohej si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt. Më herët, një grup kriminal kishte planifikuar që t’i vendoste Alibejt në pallat tritol dhe të hidhej në erë banesa e tij.