Prokuroria po zhvillon një operacion ku ka lëshuar disa urdhërarresti.

Sipas burimeve për mediat bëhet me dije se deri më tani Prokuroria e Poscame ka lëshuar 5 urdhër arreste, 4 prej të cilave janë ekzekutuar. Nën drejtimin e prokurorit Adnan Xholi, SPAK thotë se ka zbuluar rolin e organizatorëve në këtë atentat.

Mes të arrestuarve është edhe Akil Nerjazi, i cili disa muaj i shpëtoi një atentati mafioz me snajper.

Burime po ashtu bëjnë me dije se bëhet fjalë për një procedim penal të regjistruar më herët dhe urdhër-arrestet vijnë pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë. Pritet që SPAK të dale me njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.