
FIER– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-QTU-së në Fier. Sipas Policisë, viktima është 57-vjeçari Demir Backa, ndërkohë që kanë filuar kërkimet për kapjen e atentatorëve. Forcat e Shërbimit të Shpejtë kanë mbërritur në Fier dhe kanë nisur kontrollin në qytet dhe në zonat përreth.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

