Vendi jonë është përfshirë nga një “breshëri” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit.

Bëhet e ditur se nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete.

Gjithashtu mësohet se tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 righter.

Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme.