Për herë të parë në historinë parlamentit, Sali Berisha nuk ka qenë i ulur në radhët e para të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Vendimi i marrë nga Lulzim Basha për të “ngrirë” Berishën derisa të zgjidhë përplasjet me SHBA-të ka bërë që ish-lideri i PD-së të ulet në vendet e fundit të sallës së Parlamentit.
Ai ka qenë një rresht përpara Fatmir Mediut kryetar i PR-së dhe Mesila Dodës dhe Shpëtim Idrizit. Në krah të Berishës ka qenë Tritan Shehu. Ai ishte dhe deputeti që e priti në oborrin e godinës së sallës së seancave parlamentare.
Berisha përpara apartamentit ku jetonte u prit nga Edi Paloka, duke i dhënë kështu një sinjal Bashës se e kundërshton vendimin e tij. Edhe Flamur Noka është një prej kundërshtarëve të Bashës, duke mbajtur pro qëndrimit të Berishës.