Nënë e bir të cilët grabitën rreth 700 mijë euro nga disa shtëpi ku Rozeta Dobi punonte si pastruese, kanë dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

I pari që hyri në kafazin e xhamit ishte 23-vjeçari Havier Dobi, i cili me pranga në duar u ul kokë ulur në karrige, ndërsa atletet i kishte pa lidhëse. Vetëm pak sekonda më vonë, e shoqëruar nga policia, por pa pranga në duar, erdhi dhe 49-vjeçarja.

Nënë e bir u vunë në pranga pasi rezulton se kanë grabitur shuma të majme parash nga disa banesa, ndërsa e fundit ishte banesa e ish-shefes së kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi.

Kësaj të fundit i kanë vjedhur rreth 120 mijë euro, ndërsa grabitja është kryer nga 49-vjeçarja, duke shfrytëzuar mungesën e Klosit, ndërsa i biri 23-vjeçar e priste jashtë me makinë.

Nënë e bir ndodhen pas kafazit të xhamit, ndërsa gruaja shpërthen në lot.