38-vjeçari Renald Tahiri ndërroi jetë në mënyrë misterioze teksa ishte i burgosur për vjedhjen e një biçiklete. I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme gazetari Elkier Bushkolaj ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë, teksa tha se i riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania.
Ai theksoi se kjo ngjarje duhet zbardhur, pasi është rasti i përsëritur. Në të njëjtin burg ka vdekur edhe Laer Kurti, ngjarje ende e pa zbardhur plotësisht, por po ashtu, në komisariatin që ndodhet ngjitur, efektivi Çaush Saliaj u vra nga kolegu i tij.
“I riu ishte me precedent penal por për krime të vogla. Ishte arrestuar për vjedhjen e një biçiklete ditën e premte, ndërsa ai ka ndërruar jetë të shtunë. Ishte kthyer nga Gjermania sepse jetonte në emigrim. Është një familje me vështirësi ekonomike. Polcia thuhet se ka dërguar në infiermeri pasi ai nuk është ndjerë mirë. Parparakisht dyshohet se vdekja ka arhdur nga një atak kardiak, por pritet që të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë. Ai ka kërkuar informacion dhe të takojë familjarët, dhe kjo nuk i është lejuar. Ky është një burg famëkeq, pasi aty kla vdekur dhe Lear Kurti, teksa ëhstë ngjitur me Komisariatin nr.3 të policisë, ku ka ndodhur vrasja e efektivit Çaush Saliaj nga kolegu i tij. Por fakti që policia nuk ka dalë ende me një reagim tregon që duhet të ngulmojmë akoma më hsumë për këtë ngjarje, pasi është e përsëritur.”- tha Bushkolaj.