I sëmurë prej 20 vitesh  nga astma, Lavdosh Melasi gjeti shpëtim te noti në det.

Me një problem të tillë kronik, 73-vjeçari nuk e besonte kurrë që pikërisht deti dhe noti do të bënin që pompën e astmës ta largonte nga jeta e tij!

Ka qenë një i moshuar greko- amerikan i cili ka pasur po të njëjtën sëmundje dhe ai ja ka rekomanduar notin në det. Dhe që prej 30 vitesh Lavdoshi nuk i është ndare detit asnjë ditë.

I moshuari ia rekomandon notin të gjithëve për një shëndet më të mirë.